Lirim Mehmetaj
“Problemi i futjes në Listë të Zezës Amerikane të Artan Grubit nuk është veç futja në listë, po veçanërisht arsyeja pse.
Nuk është krejt problemi as te fakti se ka të bëjë me korrupsion, por me natyrën e atij korrupsioni dhe rastit specifik.
Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, Artan Grubi është përfshi “në korrupsion të madh duke pranuar ryshfet për t’i minuar proceset gjyqësore të lidhura me dënimin penal të Sasho Mijalkovit, ish-drejtorit të shërbimit sekret”.
Kjo është katastrofë.
Ali Ahmeti duhet ta largojë menjëherë nga partia dhe të fillojë procesi i gjykimit për të.
Nëse pretendimet e Amerikanëve nuk janë të vërteta, le ta dëshmojë para gjykatës”, ka shkruar Mehmetaj.