Mehmedoviq: Shtatzënat të vaksinohen dhe të kthehen në vendet e punës

Zëdhënësi i Komisionit për Sëmundje Infektive, Zllate Mehmedoviq tha se rekomandojnë që të hiqet masa me të cilën u mundësohet grave shtatzëna që të lirohen nga puna si pasojë e rrezikut nga Covid-19. Mehmedoviq tha se vaksinimi mbetet mbrojtje efikase për këtëkategori.

“Masa e dytë ka të bëj me gratë shtatzëna dhe propozimin deri tek ministri i Shëndetësisë që të hiqet lirimi nga puna për gratë shtatzëna. Sipas rekomandimeve të institucioneve relevante dhe shembujve nëpër botë ku fuqishëm rekomandohet që gratë shtatzëna…që planifikojnë shtatzëni ose për ata që janë gjidhënëse, të vaksinohen dhe në këtë mënyrë ta mbrojnë shëndetin e tyre”, tha mes tjerash Mehmedoviq.