Mehmedoviq: Ja kur hiqen certifikatat në RMV

Zëdhënësi i Komisionit për Sëmundje Infektive, Zllate Mehmedoviq theksoi se për momentin nuk diskutohet për heqjen e certifikatave për Covid-19. Ai theksoi se kjo çështje do të diskutohet vetëm nëse përmirësohet gjendja me pandeminë.

“Në momentin kur do të ketë relaksim të gjendjes epidemiologjike, kur nuk do të kemi kaq numra të lartë, gjithsesi se mund të flasim edhe për masa të ndryshme që do të aplikohen, por tani për momentin absolutisht nuk mund të bëhet bisedohet për heqjen e certifikatave”, tha Mehmedoviq.