Mehdi Qyra: “Dyqanet mbyllen, qytetarët ikin në vendet evropiane”

Në çdo cep të qytetit po mbyllen dyqanet, bizneset po shuhen çdo ditë e më tepër, ndërsa shumica e qytetarëve po ikin jasht Maqedonisë duke shkuar në Gjermani dhe vendet tjera Evropiane. Kështu deklaroi Mehdi Qyra nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore në emisionin Klan Debat.

“Kemi problem me resurse njerzore, që për fat të keq më pak e më pak kemi. Të gjithjë vendosin të shkojnë në Gjermani dhe vendet tjera evropiane. Kompanite e vogla kanë probleme të mëdha për ekzistencën e tyre. Ndihma për ta për energjinë elektrike ende nuk dihet se kur do tu jepet kjo është vetëm paralajmërim. Situata është e rëndë pasi shumë kompani po mbyllin bizneset e tyre kjo mund të shihet në shumicën e qytetetve” – deklaroi Mehdi Qyra. /KlanMacedonia/