Mehaj pranon detyrën e ministrit të Mbrojtjes nga Anton Quni

Armend Mehaj, pranon zyrtarisht detyrën e re të Ministrit të Mbrojtjes nga ish-ministri, Anton Quni.
Quni derisa u shpreh mirënjohës që ka pasur rastin të udhëheq me këtë ministri, tha se shpreson që objektivat euroatlantike të Kosovës, të vazhdojnë të jenë prioritet edhe për shefin e ri të ministrisë së Mbrojtjes.

“Është kurrshtje e madhe të dijmë për ju pasi që mediet po duan të dinë per të kaluarën tuaj. Po them disa fjalë. Kam pas ndjejë shumë të mirë kur kam pranuar detyrën. Po ndejehem po ashtu mirë që kjo përgjegjësi po kalon tek ju me një biografi të pasur ushtarake. Jam i sigurtë që me ju të gjitha projektet dhe ka*uza e vizionet e objektivat tona do të jenë në rrugën e mirë të drejtë. Ne jemi një hap më afër integrimeve euroatkaltike me ju”, tha Quni.

“Ka qenë nder të jem pjesë e një institucioni të respketuar që vlerësohet shumë lartë për përformancat e treguara. Jemi në gjendje të marrim përgjegjësi jo vetëm brenda Kosovës por edhe jashtë. Duke ju njohur personalisht jam i bindur që këtë detyrë po e dorëzojë në duar të sigurta. Ju prezantoj disa dokumente të cilat duhet t’u referoheni filluar nga Kushtetuta”, u shpreh ai.

Në anën tjetër, Mehaj tha se do të punojnë në avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
“Vij nga mërgata. Kam lënë familjen e punën me i shërby vendit. Do të avancojmë Forcën e Sigurisë. Kam respektin me marrë detyrën nga ish-ministri dhe kam emocionet e njëjta si ai. Shumë respekte. Ato punë që janë të mira do të vazhdojnë kurse ato që duan rishikim do të rishikohen. Kemi qëllim të marrin pjesë më misione të jashtme. Ta bëjmë forcën të standardeve nderkombëtare”, u shpreh ai.