Megjashi, fillon fushata në internet “Inkurajo Paqen”


Ambasada e parë e fëmijëve në botë “Megjashi”, filloi fushatën “Inkurajo Paqen”. Qëllimi i fushatës është ngritja e nivelit të përgjegjësisë shoqërore, ndërtimi dhe ruajtja e paqes. Sipas tyre, kur bëhet fjalë për paqen, ne jetojmë në një shoqëri të ndarë, mbi baza etnike, fetare, ekonomike, arsimore, ideologjike.
Jetojmë me marrëdhënie ag*resive, të dhu*nshme dhe mosrespekt për të ndryshëm dhe të ndryshëm nga vetvetja, jo vetëm në përpjekje, por edhe në qëndrime dhe kjo më së shumti shihet cdo ditë në rrjetet sociale.

“Jetojmë në një shoqëri pa vlera të përgjithshme të pranuara në të cilat do të besojmë të gjithë, në një shoqëri në të cilën ne nuk arrijmë t’i mësojmë brezave të rinj të mos e urrejnë njëri-tjetrin, por të jetojnë së bashku. Jetojmë në një shoqëri, ku nxënësit nga bashkësi të ndryshme etnike studiojnë në shkolla të ndara, ku edhe pse të gjithë flasim gjuhën tonë amtare, rrallë kuptohemi kur duhet të ndërtojmë besim dhevlera të përbashkëta, ku varfëria është e përditshme, ku shohim se lypja po bëhet e përditshme, ku shteti dështon të merret jo vetëm me varfërinë e fëmijëve, por edhe abuzimin e fëmijëve dhe punës së tyre” – tha Kryetari i Megjashit, Dragi Zmijanac.

“Të inkuraojmë empatinë, mirkuptimin dhe solidaritetin. Të angazhohei për barazi gjinore, të ndërtojmë një shoqëri të barabartë për të gjithë. Të komunikojmë e të dëgjohemi më shumë. Të mësojmë gjeneratat e reja të mos frikësohen për tema të panjohura apo që i kanë të paqarta” – deklaroi Fatime Ajdari – anëtare e Megjashit.

“Programi filloi në 2011 si një program pilot në tre shkolla të mesme në Shkup dhe tani pas dhjetë vjetësh është një program i qëndrueshëm i vendosur në disa qytete dhe shkolla në të gjithë vendin” – u shpreh Ana Bitoljanu – anëtare e Megjashit.
Fushata do të zhvillohet në internet, duke postuar përmbajtje të shkurtra promovuese në platformat sociale të Ambasadës së Fëmijëve-MEGJASHI.