“Megjashi”: Apel deri tek partitë politike që të mos i involvojnë fëmijët në fushtatat për zgjedhjet parlamentare


Ambasada e parë për fëmijëve në botë “Megjashi” u bën thirrje të gjithë partive politike dhe anëtarëve të tyre që në periudhën parazgjedhore detyrimisht t’u përkushtojnë vëmendje fëmijëve dhe respektimin e të drejtave të tyre, posaçërisht të mos i involvojnë në çfarëdo mënyre gjatë zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Keqpërdorimi politik i fëmijëve dhe manipulimi në interes të marrjes së pikëve partiake me involvimin e fëmijëve në fushata mediale dhe marketing politik, ishte praktikë e partive politike dhe më herët. Për fat të keq vërejmë se e njejta vazhdon.

Në ambasadën për fëmijë “Megjashi” veçmë ka arritur një paraqitje për keqpërdorim politik të fëmijëve në fushatë mediale, ku fëmijët në mënyrë të pazakontë për ta, janë paraqitur si motivues kryesorë për vendimet poltike, të cilat nuk i kuptojnë. Vlerësojmë se në këtë mënyrë përmes fëmijëve ka tentim që në bazë emotive të arrihet deri te opinioni më i gjerë, gjë që për ne është e papranueshme, ndërsa roli i tyre është me karakter vizual reklamues, në kundërshtim me interesat dhe nevojat thelbësore të fëmijëve.

T mobile – In article 16-24
T mobile In article 1 – 24-30.06
Nga përvoja e deritanishme, vërejmë se fëmijët janë prioritet i partive politike vetëm gjatë zgjedhjeve, posaçërisht në pjesën e fushatave politike.

Po ashtu, apelojmë dhe deri te mediat që të mos reklamojnë klipe politike ku janë përfshirë fëmije.

Ambasada e parë për fëmijë në botë “Megjashi”