Megi Pojani zbulon si e thërret Don Xhonin, nofka përdoret në Drenicë

Modelja e njohur, Megi Pojani së fundi ishte pjesë e videoklipit të këngës “Katile” të Don Xhonit.
E së fundi modelja ka folur lidhur me këtë bashkëpunim që pati me reperin nga Drenica, shkruan lajmi.net.

E pyetur nga Argjira Spanca në “He/She’s on Top” ku është në rolin e jurisë, Megi dha një mendim për Don Xhonin dhe eksperiencën e saj në klip.

“Shumë mirë shkoi, ishte një eksperiencë e bukur dhe Don Xhoni është një djalë vërtet special. Për të gjithë që mund të kenë kuriozitet ta njohin, Don Xhoni është edhe më i mirë se ç’duhet në kamerë. Është boki jem, shprehja ime dhe e tij. Mbase është slang në Drenicë por boki jem është shkurtim për babloki”, është shprehur Megi.

Ndryshe, në media u raportua se Megi dhe Noizy kanë prishur raportet e tyre, për shkak të pjesëmarrjes së saj në klipin e Don Xhonit.