Mediumi më i madh arab e paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë – vjen reagimi i ashpër

Edhe pas 13 viteve të shpalljes së pavarësisë, publikohen kohë pas kohe, harta ku Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë.
Kësaj radhe, ishte mediumi më i fuqishëm në botën arabe, Al Jazeera, i cili e bëri një gabim të tillë.

Hartën e Al Jazeeras ku Kosova paraqitet pjesë e Serbisë, e publikoi profesori Blerim Latifi në një postim në rrjetin social Facebook.
Latifi reagoi ashpër, duke thënë se po shihet qartë kush është kundër ekzistencës së shtetit të Kosovës.
“Duhesh me qenë ose qorr ose shpirtshitur që mos me dallu kush është pro dhe kush kundër ekzistencës së shtetit të Kosovës”, shkroi Latifi.

Postimi i plotë
Mediumi ma i fuqishëm në botën arabe, Al Jazeera, e paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë. Duhesh me qenë ose qorr ose shpirtshitur që mos me dallu kush është pro dhe kush kundër ekzistencës së shtetit të Kosovës.