Mediumet greke për rastin e parë të koronavirusit në Maqedoninë e Veriut

Rasti i parë i regjistruar me koronavirus në Maqedoninë e Veriut u kumtua vetëm disa orë pasi Ministria e Shëndetësisë e Greqisë informoi se edhe tek fqinji jugor është zbuluar rasti i parë i konfirmuar i Kovid-19, që rezultoi që mediumet greke në mënyrë më konkretisht vetëm edicionet onlajn ta transmetojnë lajmin për shtetasen e infektuar të Maqedonisë së Veriut, njofton korrespondentja e MEDIAL-s nga Athina.

“Rasti i parë i konfirmuar i koronavirusit në Maqedoninë e Veriut”, “Një grua 50-vjeçare është rasti i parë i koronavirusit në Shkup”, “Kovid-19: Rasti i parë në Shkup”, “Koronavirusi mori hov në Evropë – rasti i parë në Maqedoninë e Veriut”, “Koronavirus: Rasti i parë në Maqedoninë e Veriut – një grua e cila është kthyer nga Italia”, “Maqedoni e Veriut: Grua, rasti i parë i koronavirusit”, “Koronavirus: Virusi ka arritur edhe në Maqedoninë e Veriut”, janë një pjesë e titujve në edicionet onlajn të mediumeve greke, të cilat kryesisht e publikojnë tekstin e publikuar nga agjencia greke e lajmeve ANA-MPA.

Është transmetuar deklarata e ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, si dhe informacioni se gruaja 50-vjeçare me furgon është kthyer nga Italia.

Në edicionet qendrore të lajmeve të mbrëmshme në televizionet në Greqi, fokusi ishte vendosur në dy temat kryesore që dje ishin aktuale tek fqinji jugor: rasti i parë i koronavirusit në Selanik dhe situata në Lesbos dhe Hios, ku kishte incidente serioze mes policisë dhe popullatës lokale.