Mediat turke: Paralajmërim për Erdogan nga profesori i Universitetit të Prishtinës

Akademiku Prof. Dr. Nagib Skenderi nga Fakullteti i Ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, ka paralajmëruar Turqinë, Nëse një investitor largohet prej një vendi, është shumë vështirë mandej t’i kthehet, shkruan gazeta Cumhuriyet.

“SHBA këtë e bën për shkak se disa qytetarë të saj janë arrestuar. Me ardhjen e Donald Trump-it në detyrë janë vështirësuar kushtet për tërheqjen e kredisë nga bankat amerikane të shteteve të zhvilluara industrialisht si Turqia”, u shpreh ai.

Turqia dhe shumë shtete të tjera synojnë të hapin rrugën e investimeve të reja me kredi të marra nga SHBA, thotë Skenderi, duke shtuar: “Tani nuk mund t’i realizojnë këto synime dhe për këtë shkak ka luhatje mes dollarit dhe lirës turke. E njëjta pritet edhe në tregun financiar global mes euros dhe lirës turke”.

“Acarimi ekonomik mes Turqisë dhe SHBA-së mund të ketë rezultate të pakthyeshme në afat të gjatë”, vazhdon më tej Skenderi, duke tërhequr vëmendjen se Turqia mund t’i përballojë krizës me SHBA-në falë ekonomisë së fuqishme që e ka.

Skenderi, duke rikujtuar artikullin e presidentit Erdoğan për The New York Time, thotë se “Turqia, do të kthehet kah Kina, Rusia dhe shtetet e tjera mike”.

Ai thekson se Erdoğan do të duhet të ketë një reflektim në qasjen politike në mënyrë që ekonomia të mos përballet me sanksione. “Nëse një investitor largohet prej një vendi, është shumë vështirë mandej t’i kthehet besimi për t’u rikthyer në atë vend të njëjtë”, thotë Skenderi.