Mediat spanjollë për Albin Kurtin: Che Guevara i Kosovës

Një nga gazetat më të mëdha të Spanjës “El Mundo” e ka quajtur liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, Che Guevara i Kosovës. Gazeta ‘El Mundo’, pas fitores me një rezultat bindës të Lëvizjes vetëvendosje, ka raportuar Albin Kurtin, si një lider që dikur kishte përjetuar burgun, dhe kishte shkaktuar trazirat dhe hedhur gazi lotsjellës në Parlamentin e Kosovës.

Tutje kjo gazetë shkruan se Kurti është në ‘pole pozicion’ për të udhëhequr qeverinë e ardhshme të Kosovës pas fitores së partisë së tij në zgjedhjet parlamentare.
“I njohur më parë si “Che Guevara i Kosovës” për taktikat e tij radikale, Kurti e vlerësoi “fitoren e madhe” të partisë së tij Vetëvendosje, e cila të dielën mblodhi gati 50% të votave”, shkruan tutje kjo gazetë.

Mes tjerash në këtë artikull Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje portretizohet si përfaqësuese e një nacionalizmi të zjarrtë dhe me një program të majtë. Ndërsa rrëzimin e Kurtit nga Qeveria në vitin 2019 i referohen pikërisht liderit të VV’së duke shkruar se ishin Shtetet e Bashkuar që inkurajuan një gjë të tillë.

“Përkrahësit e Kurtit denoncuan një “grusht shteti”.Tani, ai do të duhet të bindë udhëheqësit perëndimorë se ai nuk është më udhëheqësi i trazirave të një kohe tjetër, ndërsa kujtimi i demonstratave masive të VV, të cilat nganjëherë çuan në akte të dhunshme, është ende shumë i gjallë në Kosovë. Deputet nga partia e Kurtit madje hodhën gaz lotsjellës brenda Parlamentit.” thuhet tutje në në këtë artikull kushtuar Kurtit dhe VV’së.