Vrasja e policit ka ndodhur kur kanë tentuar të kontrollojnë një çantë, atëherë sulmuesi ka filloi të qëllojë me armë

Policaj Nikola Krsmanović (34) është vrarë, ndërsa kolegu i tij Vjekoslav Iliç (50) është plagosur në sulmin që ndodhi naten e kaluar në Loznicë. Të gjitha ka filluar një orë pas mesnatës kur policia, e cila ishte në detyrë në pikën e kontrollit, ndaloi një mjet taksie me targa të Tutinit që u duk i dyshimtë, ku ishin dy burra, shoferi dhe bashkudhëtari.

Policia ka legitimuar udhëtarët që u dukën të dyshimtë, dhe njëri prej policëve, sipas informatave të portalit Nova.rs, ka kërkuar nga njëri nga burrat në makinë të tregonte çantën e tij. Ai e ka refuzuar këtë kërkesë dhe më pas ka hapur zjarr ndaj policisë.

Nga krismat polici Nikola Krsmanoviç ka vdekur nga goditjet në gjoks, ndërsa kolegu i tij, Vjekoslav Iliç, u godit në shpatull. Sulmuesit janë larguar nga vendi i ngjarjes.