Mediat serbe kanë reaguar për eliminimin e Zvicrës nga Kupa e Botës.
Zvicra e shqiptarëve Granit Xhaka, Blerim Xhemaili, Valon Behrami e Xherdan Shaqiri, pësoi humbje 1:0 nga Suedia në 1/8 të finales, për t’u përshëndetur nga ky Botëror.
Gazetat serbe kanë përmendur faktin se zviceranët dhe shqiptarët janë eliminuar nga Suedia.
“Orëtarët numëruan sekondat e fundit në Botëror”, shkruan gazeta serbe Blic, kurse titulli i Kurir ishte “Suedia eliminoi zviceranët e shqiptarët nga Kupa e Botës”, përcjell Insporti.com