Mediat serbe shkruajnë: Shqiptari i “fiksuar” pas “Versace”, ka 400 palë atlete, paguan 540 euro për një palë papuçe

Shenki Masllani, i njohur më shumë si Shenki Versace, u bë i njohur në rajon si shqiptari nga Maqedonia i cili është aq i “fiksuar” pas markës Versaçe, saqë shpenzoi një pasuri sikur gjithçka në shtëpinë e tij të ishte në shenjën e kësaj marke të famshme italiane. .

Ai është shumë aktiv në TikTok, ku njerëz nga i gjithë rajoni ndjekin stilin e tij të jetesës ekstravagante dhe ekscentrike.

@shenki.versace

Villa versace🫶☝🏻🤲🏻

♬ original sound – Fatjon

Shenki ka edhe një bar kafe, e cila është e mbuluar me motivet e “Versace”, dhe i pëlqen veçanërisht të shijojë çdo ditë nargile në lokalin e tij.

“Unë e kam dashur markën Versace që nga viti 2009. Unë kam një shtëpi në fshatin Haraçinë, këtu afër Shkupit, dhe e gjitha është e markës Versace, ka thënë për Kurir serb, i ulur në një karrige të punuar posaçërisht me ar, ku shkruhet “Mbreti Shenki”.

“Paguaj 540 euro për një palë papuçe. Rrobat e mia nuk janë të lira, por çfarë të bëj kur i dua? Më pëlqen të shpenzoj për rroba, miqtë e mi i veshin ato dhe kombinimi im i preferuar është e zeza dhe floriri”.

Duke pasur parasysh sasinë e sendeve të markës që zotëron, lind pyetja se cili është burimi i të ardhurave të Shenkit.

“Kam një park të madh me vetura. Unë shes vetura dhe prej kësaj jetoj”, tha ai.

“Zgjohem rreth orës 12, pra rreth orës 2 vij këtu në kafenenë time, në qendër të Shkupit. Shkoj në parking, jam kudo për një kohë të shkurtër, mbaroj atë që duhet të bëj dhe kënaqem”, ka përshkruar ai një nga ditët e tij.