Mediat kolumbiane: Kr*imi i organizuar shqiptar po lë gjurmë në Ekuador, tr*afikantë nga i gjithë Ballkani

Mediat në Kolumbi kanë ngritur alarmin për shkak të rre*zikut nga kr*imi i organizuar ku një rol duket se luajnë edhe ba*ndat shqiptare.
“Asnjë dritë nuk shihet në fundin e spirales së dhu*nës në Ekuador”. Kështu nis artikulli i medias vendase e cila thekson se prania e sasive të mëdha të kok*ainës nënkupton më shumë para dhe më shumë ar*më për ba*ndat.
Nga ana tjetër qeveria e fokusuar në kontrollin e pandemisë së COVID nuk ka arritur të përmbajë përshkallëzimin e konflikteve veçanërisht në sistemimin e mbipopulluar të bu*rgjeve.

Ashtu si në Kolumbi dhe Venezuelë, gjurma e kr*imit të organizuar në Ekuador mbetet e vështirë të përcaktohet. Më muajin mars disa agjentë të ushtrisë folën për 13 grupe kri*minale përgjatë kufirit që kanë lidhje me kr*imin e organizuar në Meksikë por nuk dhanë detaje në lidhje me këtë skemë.
Arturo Torres një gazetar vendas me përvojë të gjerë që mbulon kronikën në Ekuador thekson se kjo nuk është asgjë e re.

“Hetimet e policisë nuk kanë demonstruar përfundimisht se si funksionojnë marrëdhëniet mes ban*dave në Ekuador dhe karteleve meksikane”, tha Torres, duke shtuar se policia është fokusuar aq shumë në ko*nfiskimet e dr*ogës, saqë hetimet afatgjata për zbërthimin e ba*ndave duket se kanë mbetur mbrapa.

Lidhjet ndërkombëtare shtrihen përtej Meksikës. Kr*imi i organizuar shqiptar ka lënë gjurmët e tij në situatën e krijuar në Ekuador ashtu si tr*afikantët e dr*ogës nga vendet e tjera të Ballkanit, si Serbia, Mali i Zi dhe Kosova.
Ndrangheta italiane ka prezencën e saj për shkak se monitoron dërgesat kundër ko*nfiskimeve në Guayaquil, edhe pse ndoshta në një masë më të vogël se lidhjet në portin e Santos në Brazil.