Mediat e huaja raportojnë për variantin turk të virusit korona

Një ditë më parë, shkencëtarët turq hodhën dyshime mbi një mutacion të ri të koronavirusit që ishte shfaqur në këtë vend, ndërsa sot gjithçka është konfirmuar. Mediat turke i referohen Prof. Dr. Alper Şener, i cili dha alarmin i pari mbi mutacionin turk të koronavirusit.
“Numri i të prekurve ditorë ka arritur 20 mijë dhe nëse vijojme me këto ritme mund të detyrohemi të mbyllemi sërish”, u shpreh ai.

Sa i përket mutacionit turk, Prof. Dr. Alper Şener shprehet se gjithçka ndodhi papritur dhe numri i të prekurve nga ky mutacion u rrit në mënyrë të menjëhershme.
“Mutacioni i ri është kthyer në një ma*kth për ne”, u shpreh ai, ndërsa ministri i Shëndetësisë konfirmoi se vetëm gjatë ditëve të fundit janë konfirmuar më shumë se 100 000 të prekur në qytetet përreth detit Marmara, ku dy*shohet se është edhe epiqendra e këtij mutacioni.