Mediat bullgare: Para derës së autobusit u gjet e djegur një grua me dy fëmijët në krahë

Nga aksidenti tragjik që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, mbetën të vdekur 46 persona dhe 7 të tjerë të lënduar. Në mesin e vi*ktimave janë edhe 12 të mitur, 2 nga të cilët janë binjakë.
Sipas raportimeve nga mediat bullgare, thuhet se të gjitha vi*ktimat janë dj*egur, nga shpërthimi i autobusit.

“Para derës së mesme të autobusit është një grua e djegur me dy fëmijë në krahë, me siguri binjakë, thanë hetuesit në vendngjarje për gazetarin tonë. Ata aktualisht janë duke kontrolluar për karburant shtesë, benzinë, sepse nafta është e vështirë të shpërthejë, dhe autobusi ishte me naftë. Një nga të mbijetuarit i tha kryeministrit maqedonas se ishin zgjuar nga një shpërthim i fuqishëm. 46 persona janë djegur të gjallë në një autobus në autostradën e Strumës në orën 02:00 të mëngjesit të sotëm”, shkruajnë mediat bullgare.

Ndryshe, ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar deri te aksidenti tragjik ku mbetën të vdekur 46 shqiptarë nga Maqedonia e Veriut dhe 7 të tjerë të lënduar.