Shërbimet e sigurimit të Serbisë kanë ardhur te informata se një grup i shtetasve të Mali të Zi po bëhet gati që ditëve të ardhshme të bashkohet në prot*estat në Beograd.
Sajti “b92.net”, duke cituar mediat tjera beogradase, ka shkruar se kjo bëhet për të nx*itur ka*os në Beograd.
“Sipas informatave të shërbimeve tona të sigurisë, fjala është për 50 persona të vendit fqinj, që do të duhej të vijnë në Serbi në tri apo katër ditët e ardhshme. Plani është që të hyjnë ileg*alisht, përmes vendkalimeve alternative përmes Kosovës, në mënyrë që të shmangin masën e izolimit. Sipas informatave të shërbimeve, bëhet fjalë për njerëz të rretheve kri*minale”, ka shkruar “b92.net”.
Në tri netët e kaluara ka pasur pro*testa në Beograd dhe në qytetet tjera të Serbisë. Fillimisht prote*stat u bënë ndaj masave të shtetit serb në luf*të ndaj koronavirusit. Në dy netët e para ka pasur përle*shje të mëdha të prot*estuesve me policinë. Prot*esta e së enjtes ishte e qetë.
Edhe më herët ka pasur raportime të mediave serbe për përfshirje të shërbimeve të huaja.