Prej pak ditësh është bërë i ditur lajmi se Era Istrefi së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam do të këndojnë këngën zyrtare të Kampionatit Botëror të Futbollit. Kjo ishte një surprizë e këndshme për popullin shqiptar, por ky lajm nuk është pritur mirë nga mediat serbe.
Gazeta “Blic” e quan kontraverse këngëtaren nga Prishtina duke thënë se ajo ka kënduar gjysmë e zhveshur në objektin e Kishës Ortodokse të Serbisë, duke aluduar në një videospot të saj të publikuar vite më parë.“
Ajo synon me anë të paraqitjeve provokative të tërheq vëmendjen ndërkohë që para 4 vitesh është akuzuar për shkak të videospotit kontravers të këngës “E dehun”, në të cilin gjysmë e zhveshur vallëzon në tempullin e kishës Krishti Shpëtimtar në Prishtinë”, shkruan gazeta “Blic”.