Televizioni grek Open TV ka transmetuar një video material për një kazino në Dojran që dyshohet se ka lëshuar certifikata të falsifikuara për COVID-19.
Mediumi pohoi se një kazino afër pikës kufitare në Dojran në territorin maqedonas u ofron vizitorëve të saj teste të rreme negative PCR falas në mënyrë që ata të kthehen të sigurt në Greqi.
Aty ku ofrohet lojrat e fatit, alk*oolit dhe argëtimit 24 orë në ditë, jepen edhe certifikata për PCR test të shpejtë negativ, raportojnë mediat greke.
Sipas televizionit grek “Open”, rastet u zbuluan kur në një ditë nga 45 pasagjerë që iu bënë një test i shpejtë në kufi, 9 rezultuan pozitiv me COVID-19./PaCensurë/