Media e njohur amerikane: Ja kur do të zhduket koronavirusi

Sipas një kalkulimi të Bloomberg, nëse shpërndarja e vaksinave kundër koronavirusit vazhdon më ketë tempo, atëherë do të nevojiten edhe shtatë vite që pandemia e COVID-19 të zhduket në mbarë botën. Bloomberg ka ndërtuar bazën e të dhënave më të mëdha në gjithë botën. Ekspertët amerikanë si Anthony Fauci thonë se do duhet që të vaksinohet 85% e popullsisë që gjërat në SHBA të fillojnë të kthehen në normalitet.

Më shumë se 119 milionë doza të vaksinave janë shpërndarë deri më tani në mbarë botën, kryesisht nëpër vende të pasura. Për shembull në Izrael deri në pranverë pritet të vaksinohen 75 për qind e popullatës, por në Portugali do të duhej të kalonin deri në katër vite – për faktin se tempoja e shpërndarjes së vaksinës është shumë e ngadaltë.

Të tjerët e përkufizojnë imunitetin e masës në momentin kur nuk ka më shpërthime të rasteve. Për shembull, edhe nëse mund të identifikohen disa raste fruthi në vend, shumica e njerëzve janë vaksinuar dhe kjo bën që sëmundja të mos përhapet: Këtu kemi imunitet të masës.

Vaksinat e disponueshme anti-Covid kërkojnë dy doza për imunitet të plotë. Llogaritjet bëhen për dy doza-një person, por nuk ka një kohë të caktuar apo të njëjtë mes vendeve se kur bëhet doza e parë dhe e dytë. Këto paqartësi mund të shtrembërojnë normat e vaksinimit ditor, të paktën për 20 % të vendeve. Por nëse miratohet vaksina nga Johnson&Johnson ku kërkohet vetëm një dozë të dhënat e mbledhura nga Bloomberg mund të ndryshojnë.