Media bullgare: Veton bullgare për Shkupin e mbështeti Danimarka dhe Holanda

Sipas gazetës bullgare ’24 çasa’, Danimarka dhe Holanda me dy janë dy vendet që mbështetën veton bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut.

Sipas gazetës, edhe të mos kishte kontest për Maqedoninë, ka mosmiratim për kornizën negociuese për Shqipërinë.

Pasi Bullgaria e bllokoi nisjen e bisedimeve me BE-në, në mbledhje sërish do të bisedohet për hapjen e bisedimeve më 7 dhjetor.

Para dy ditësh, komesari për Zgjerim, Oliver Varheliy kërkoi nga Maqedonia e Veriut të përpiqet të gjejë zgjidhje me Bullgarinë.