Media boshnjake: Personi i arrestuar në Bosnjë pati kontakt direkt me të dyshuarin për vrasjen e policit serb

Policia e Republikës Srpska në Bijeljina ka arrestuar një person i cili është i lidhur drejtpërdrejt me vrasësin e arratisur të policit Nikolla Krsmanoviq (34) dhe plagosjen e kolegut të tij Vjekoslav Ilic (50) në Loznicë, raporton media boshnjake ‘ATV’.

Siç raporton ‘ATV’ është arrestuar një person i cili ka qenë në kontakt me vrasësin e arratisur, por ende nuk dihet nëse ai e ka ndihmuar drejtpërdrejt në arratisje.

I dyshuari është gjetur dhe arrestuar në rrugën Raçanska në Bijeljina.