Medai Shaholli: Sela shpreson mbështetje nga Albini!

Shkruan: Medai Shaholli

Dje lideri fodull i Aleancës Sela, vizitoi me shumë kërshëri dhe entuziazëm kryeministrin e Kosovës Kurti, jo se ka simpati për të apo për respekt, por e ka hallin e mbështetjes së Albinit si vëllai i madh, për koalicionin e tij të qelbësirave mes xhonturqëve dhe pseudonacionalistëve të tij.

Albin Kurti nëse ndërhyn për të mbështetur një subjekt politik apo një koalicion në këto zgjedhje në MV gabon rëndë dhe shpresoj të mos ta bëj.

Ky është dhe qëllimi i Selës, ku përmes mediadizimit të përfitojë poenë politik duke shënuar shenja barazimi mes VV së Albinit dhe Aleancës së tij se gjoja ata janë subjekt radikal në jetën politike të shqiptarëve në MV.

Për t’i kujtuar militantëve aleancistë dhe pseudonacionalistë se shenja barazimi mes VV dhe Aleancës nuk ka dhe as nuk mund të ketë sepse VV, është dëshmuar me qëndrimet e saj dhe është pozicionuar si parti e majtë ndërsa Aleanca, është parti e djathtë dhe këtu programet ndryshojnë si në formë ashtu dhe në përmbajtje në të cilën nuk ka pikëpamje dhe pika referimi programore. Në MV nuk ka subjekt politik me program majtist dhe se të gjitha subjektet shqiptare paradoksalisht janë të djathta.

Qëndrimet e VV dhe Aleancës dihen botërisht si pole të kundërta.
Ky takim është një sajesë për mendjet e militantëve se patrioti i tyre i stisur është një Albin i dytë shqiptarëve të MV.

Thirrjet e disa veprimtarëve shqiptarë për të arritur një koalicion tripalësh kanë perënduar me kohë, ku ato thirrje nuk dëgjohen thjesht kanë rënë në veshët e shurdhër të xhonturqëve po ashtu dhe të aleancistit Sela të cilëve u intereson të mos bëjnë koalicion të zgjeruar.

Ata janë të vetëdijshëm për këtë qëndrim dhe se bashkimi i faktorit shqiptar nuk është në agjendën e tyre.
Aleanca dhe të gjitha partitë shqiptare nuk kanë pse të imitojnë Vetëvendosjen dhe të duken si ajo pasi ato nuk janë si ajo as në qëndrime dhe as në veprime.

Kjo klasë e deklasuar antishqiptare ka nënshkruar skllavërinë e re me ndryshimet kushtetuese kur votuan që shiptarët edhe më tej të ngelen si bashkësi etnike e 20%, prandaj shqiptarët nuk mund të shpresojnë nga këto parti se ato do të sjellin ndryshimin përkundrazi këto janë e keqja që ka sjell dështimin dhe regresin.

Shqiptarët në MV, edhe nga këto zgjedhje do të dalin të humbur si gjithmonë sepse në qeveritë e koalicionit ata do të shohin ndarjen e kulaçit dhe jo përgjegjshmërinë dhe zotimet që kanë dhënë para shqiptarëve.
Shqiptarëve u mungon një strategji dhe një program kombëtar për ta realizuar përball palës sllave.

Ndaj, nga të gjitha subjektet politike shqiptare pa përjashtim nuk kanë çfarë t’i ofrojnë popullit shqiptar të këtij vendi pasi e kanë gënjyer dhe stërgënjyer këtë popull për tri dekada pranuar nënshtrim dhe skllavërinë e re moderne me pranga të porositura nga Brukseli duke u shitur dhe u blerë te Zajko për një status denigrues si pakicë shifrash.