Medai Shaholli: KUR BIEN MASKAT!


“Se kush jeni ju e tregojnë ato që bëni dhe jo ato që thoni se do të bëni”/Karl Jung

Më në fund edhe heroi i stisur nga Aleanca për Shqiptarët z.Sela, u deklarua se mbështet
referendumin edhe pse ka ca kushte për marrëveshjen e Prespës.
Aleancistët e Selës do mbështesin si zgjidhje të
momentit referendumin, për faktin se gjoja ky votim pro do ta shpjerë vendin në europë. Nga ana tjetër
sharlatanët europianë si Hahn dhe të tjerë si ai, aq shumë janë gëzuar këtij lajmi sa që, “mezi po presin maqedoncat e dashur” të ulen në tryezën e madhe të quajtur europë!
Kësisoj, dr.Stela i bashkohet valles qeveritare pro
referendumit i cili kërkon të miratohet marrëvshja e Prespës me shqiptarë të quajtur si qytetarë “maqedonca”.

Bashkë me të bie përfundimisht dhe maska e patriotit të stisur të ndërtuar në vite.
Aleancistët me këtë qëndrim treguan fytyrën e vërtet të servilizmit duke iu bashkuar korit qeveritar tashmë të pozicionuar në llogoren pro referendumit.
Kushtet që paskësh dr.Stela mbi marrëveshjen e Prespës,se ata do të kërkojnë një marrëveshje të re mes shqiptarëve dhe sllavëve janë karta e fundit nacionaliste që luan patrioti i stisur me shqiptarët.
Të votosh pro referendumit do të thotë se pranon marrëveshjen e Prespës ku shqiptarët do të trajtohen si qytetarë maqedonas që do të thotë se kjo “dërzhavë” nuk njeh komb dhe gjuhë tjetër veç
sllavishtes.
Broçkullat që shton dr.Stela si arsyetim se, do kërkoj “me këmbëngulje një marrëveshje të re mes shqiptarëve dhe sllavëve e cila do të sanksionohet në kushtetutë”, janë pjesë e propagandës së kartës së tij të djegur nacionaliste.

Ai nuk mund ta shantazhojë shovinistin Zajko në ndryshimet kushtetuese, vetëm për faktin se nuk është faktor përcaktues në kartonat e votimit, pasi janë vetëm dy pula të lagura me të drejtë vote.
Deklarimi i kryaleancistit se: “ata do kërkojnë një marrëveshje të re me sllavët”, përbën përpëlitjen e fundit për mbijetesë në koshin e madh të pluralizmit politik në vend , edhe për faktin se partiçka e tij nuk është forcë politike që përcakon apo ndikon në agjendën politike të kryeministrit Zajko.
Medai Shaholli
Forca politike që mund t’i bëj shantazhe dhe kushtëzime me dalje nga qeveria e koalicionit apo të paralizojë vendin duke klrkuar të drejtën e barazisë së plotë mes dy popujve në vend është DUI i Ali Ahmetit.
Integristët dhe besprerët e Gashit mund të rrëzojnë qeverinë e koalicionit ,nëse kanë pak ndërgjegje kombëtare në kokat tyre, duke kushtëzuar kryeministrin Zajko, “të pranojë” statusin e barabartë dhe gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare në mbarë vendin.
Subjektet politike shqiptare pa përjashtim janë vënë në rresht dhe në komandë për të votuar këtë referendum të turpit i cili thotë që ” A i pranoni integrimet europiane dhe marrëveshjen e Prespës”!
Dhe pikërisht këtu luhet loja me integrimet europiane
sepse nëse refuzohen integrimet europiane thonë
trutharët shqiptarë të partive politike dhe sharlatanë nga Brukseli se vendi do të izolohet. Pra në emër të integrimeve europiane fshihet identiteti kombëtar duke e zëvendsuar me atë sllavo-maqedon.

Nëse liderëve shqiptarë do u kish mbetur një çikë
sedër kombëtare ata do t’i kishin këruar të ishin të ndara pyetjet për referendum veç e veç, për eurointegrimet veçantë dhe veç për marrëveshjen e Prespës, kështu shqiptarët e kishin të qartë për çfarë janë të gatshëm.
Por, kjo nuk është rruga që i honeps integristët, besprerët dhe aleancistët, ata kanë zgjedhur tashmë rrugën e tradhëtisë së lartë kombëtare.

Në përballje me bllokun politik sllav dhe shoqërinë civile subjektet politike shqiptare janë dorëzuar.
Partitë politike shqiptare janë dorëzuar dhe kanë hequr dorë nga interesat kombëtare që nga 1991
kur pranuan miratimin e kushtetutës “demokratike”
Gligorovit duke ngritur dolli për këtë arritje në kushtetutën e re,ku shqiptarët u fshinë nga kushtetuta.
Nënshkrimi i MO më 2001, ishte një kapitullim dhe nënshtrim i ri para bllokut sllav.
Vitin e kaluar po këta subjekte politike dolën me një
program kmbëtar që e tundën para opinionit shqiptar si zgjidhje optimale për të ardhmen e shqiptarëve në “dërzhavën” FYROM, me emrin Platforma Shqiptare.
Por ende pa iu tharë boja asaj Platforme, ata hoqën dorë nga ajo duke vrapuar pas kulaçit qeveritar që po krijohej në atë kohë.
Kërkesat e subjekteve tona degraduan në miratimin e ligjit për gjuhët i cili është ligj për gjuhët e bashkësive etnike të së paku 20 % !
Dhe në fund vjen marrëveshja e Prespës dhe ndryshimet në kushtetutën e vendit ku shqiptarët do të mbeten jashtë saj si popull pa identitet që do përfundojnë si sllavo-maqedonas të asimiluar.

E vetmja shpresë për ta ndalur revanin antishqiptar të asimilimit dhe zhbërjes së identitetit shqiptar përmes ndryshimeve kushtetuese si qytetarë sllavo-maqednas, janë populli i thjeshtë dhe intelektualët e pavarur.

Kjo është drama shqiptare që po luhet me fatet e kombit në këto troje në aktin e parë me referendumin nga aktorë sllavë dhe shqiptarë por me skenaristë dhe regjisorë sllavë.
Kjo dramë që luhet mbi kurrizin tonë na kujton vargjet e rapsodit popullor të cilat thonë :
robëria shpalos vitet
një mallkim që s’hiqet dot!

Këto janë vargje mesazhi që godasin rëndë në ndërgjegjen tonë kombëtare si këmbana trishtimi që do oshtijnë në dekada.
Ndaj, alarmi për gjithë shqiptarët e Iliridës thërret :zgjohu shqiptar, kombi është në rrezik!