Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu, ka shprehur keqardhje për bujqit nga dëmet e sjella nga reshjet e shiut dhe breshri në rajonin e Drenicës.
Musliu, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka publikuar disa fotografi në të cilat shihen dëmet e shkaktuara bujqësore në këtë zonë.
Deputetja e PDK’së ka kërkuar kompensimin e dëmeve bujqësore nga Qeveria e Kosovës ndaj bujqve.
“Duke ndjerë keqardhje për djersen e bujqëve punëtorë, uroj që Qeveria e Kosovës të ju dal sa më parë në ndihmë dhe të sanoj dëmet e shkaktuara nga breshëri”, ka thënë ajo.
Postimi i plotë i saj:
Me Zotin nuk mund të shtyhemi dhe vetëm si ka thënë ai se ndryshe nuk bëhet.
Nga stuhija dhe bresheri dje dhe sot u damtuan shumë kultura bujqësore.
Duke ndjerë keqardhje për djersen e bujqëve punëtorë, uroj që Qeveria e Kosovës të ju dal sa më parë në ndihmë dhe të sanoj dëmet e shkaktuara nga breshëri.