Me zjarr të vërtetë, veprimi i papritur i Turqisë ndez gjakrat në Egje


Turqia ka njoftuar për një stërvitje me zjarr real të marinës së saj në zonën mes ishujve grekë Rodos dhe Kastelorizo duke rritur sërish tensionet në Egjeun Lindor.

Përmes një NAVTEX-i të publikuar nga Qendra Hidrografike e Antaljas, Turqia njofton anijet që do të kalojnë në zonë që të bëjnë kujdes pasi deri më datë 29 shtator aty do të kryhen stërvitje me zjarr të vërtetë.

Vendimi vjen pas ndërhyrjes së BE-së dhe NATO-s për të ulur tensionet mes Greqisë dhe Turqisë, të cilat janë përballë për shkak të pasurive nëndetare në Egjeun Lindor.

Turqia pretendon se një ishull si Kastelorizo, 2 kilometra larg tokës së saj, s’mund të krijojë një Zonë Ekskluzive Ekonomike të madhe duke i burgosur ata në tokë.