Një pjesë e qytetarëve kanë uzurpuar vendin publik me vendosjen e zinxhirëve të mbyllur me dry në Komunën e Çairit. Qytetarët që kishin veturat këtu nuk deshtën të flasin para kamerës por thonë se nuk kanë vend për të parkuar dhe për këtë kanë qenë të detyruar të veprojnë kështu.
“Në mungesë të parkingjeve në rrugën “Agust Cezarest” qytetarët kanë vendosur zingjir për të rezervuar parking ndërsa në këtë mënyrë kanë uzurpuar një pjesë publike. Qytetarët të cilët e kanë uzurpuar vendin thonë se në mungesë të parkingjeve dhe se nuk kanë ku t’i parkojnë veturat e tyre kanë qenë të detyruar t’i vendosin këto zinxhir. Qytetarët kërkojnë që një pjesë të këtij parku të bëhet parking”.
Nade Popovska jeton mbi 50 vite në Çair thotë se veturat janë shtuar ndërsa parking vende nuk ka mjafueshëm.
“Rruga është për automjetet, ndërsa trotuari është për qytetarët. Këtu pas vend për të kaluar. Kur kemi ardhur para 55 viteve nuk kishte as 3 vetura në këtë lagje. Tash as këto nuk janë fajtor duhet të ketë parking. Ku t’i vendosin në kokë?”, tha për tv KlanM banore e Çairit Kate Popovska.
Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu nuk është në dieni se qytetarë kanë vendosur zinxhir por tha se menjëherë do ta informojë inoektoratin e Komunës që t’i heq.
“Jam i informuar fal jush, dua të jam i sinqertë. Me isnpektoratin që e kam ne do të veprojmë menjëherë për këtë, duke i larguar dhe duke ngrit procedura kundër personave që janë autor. Uzurpime në Komunë e Çairit prej kur jam unë kryetar asnjëherë nuk e kam lejuar. Për këtë I stimuloj qytetarët të na informojnë ndërsa ne do t’i largojmë”, deklaroi për tv KlanM Visar Ganiu-kryetar i Komunës Çair.
Ganiu shton se ky bulevard planifikohet të zgjerohet me këtë dhe të ndërtohen edhe parkingje me kate./KlanMacedonia/
https://fb.watch/gsZ42biW1P/