Me veturë “Peugeot” transportonte 9 migrantë, arrestohet 20-vjeçari nga Turqija

Mbrëmë rreth orës 22:50, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për kalimin kufitar dhe mbikëqyrjen kufitare Bogorodica e kanë privuar nga liria F.R. (20) nga Republika e Turqisë, për shkak të dyshimit se ka transportuar ilegalisht migrantë në rrugën lokale Stojakovo-Bogdanci.

Sipas informatave policore, rreth orës 22:00, gjatë një kontrolli në një automjet udhëtarësh të markës “Peugeot” me targa të Shkupit, që drejtohej nga F.R., u gjetën nëntë migrantë. Prej tyre, shtatë ishin shtetas të Irakut, ndërsa dy ishin nga Siria.

Migrantët janë transferuar në Qendrën Pranuese-Transit “Vinojug” në Gjevgjeli. Nga MPB thonë se është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit do të dorëzohet një raport përkatës.