“Më ushqeu një burrë mjekërbardhë”- Historia e pabesueshme e 6-vjeçares në Turqi

Histori të pabesueshme po qarkullojnë në mdiat sociale për të mbijetuarit e termetit në Turqi dhe Siri.

Mediat turke kanë publikuar një histori të pabesueshme të një vajze 6-vjeçare e cila pas shpëtimit tha se ishte ushqyer nga një burrë me mjekër të bardhë gjatë ditëve që ka qëndruar nën rrënoja.

Një gazetar turk e pyeti vajzën e vogël nëse kishte pasur uri dhe ajo iu përgjigj se kishte ngrënë.

Madje ajo është shprehur se burri mbante mbi shpinë shtëpine që të mos e zinte poshtë.

Një histori në kufijtë e të pabesueshmes, por ajo që bie në sy është fakti se vajzës së vogël i janë bërë analizat dhe ka rezultuar se trupi i saj ka pasur proteinat e duhura.

Kujtojmë se një tërmet me magnitudë 7.8 ballë, me qepiqendër rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, goditi Turqinë juglindore dhe Sirinë veriore më datën 6 shkurt.