“Më tradhëton burri”, gruaja nxjerr armën dhe qëllon në mes të aeroportit

Një grua ka përhapur panik dhe tmerr në aeroportin Dallas Love fjeld në Teksas, pasi qëlloi disa herë me armë zjarri në ajër.

Ishte pak para orës 11 të mëngjesit me orën lokale, kur 37-vjeçarja mbërriti në aeroport dhe më pas shkoi në tualet. Më pas doli duke mbajtur një pistoletë dhe filloi të qëllonte drejt tavanit.

Në këtë moment udhëtarët janë tmerruar dhe kanë filluar të vraponin për t’u mbrojtur. Sipas CNN, duke cituar dëshmitarët okularë, gruaja po bërtiste se burri i saj po e tradhtonte.

Një oficer policie ka ndërhyrë duke ndaluar gruan e armatosur, pasi fillimisht e ka qëlluar në këmbë. Ajo u dërgua në një spital aty pranë, por nuk dihet gjendja e saj shëndetësore. Gjatë incidentit nuk pati të lënduar të tjerë dhe aeroporti pas një kohe të shkurtër ishte plotësisht funksional.