Më thuaj si e pi kafen, të të them çfarë karakteri ke

Sipas një studimi të realizuar së fundmi, kafja tregon për personalitetin tuaj më shumë sesa e mendoni. Në studim u përfshinë 2000 individë dhe u krahasua mënyra e jetesës së secilit.
Sipas tij, personat që pëlqejnë kafen e ftohtë janë introvertë dhe udhëtojnë më shumë se ata që e pijnë kafen të ngrohtë. 40% e atyre që e pijnë kafen me akull pëlqejnë motin e ngrohtë dhe pëlqejnë filmat fantastiko-shkencorë.

Nga ana tjetër, ata që e duan kafentë ngrohtë janë ekstrovert dhe duan motin e freskët, pëlqejnë komeditë dhe do dëgjonin me qejf Taylor Swift.
Por tek përzgjedhja e kafesë ndikonka edhe shenja e horoskopit.
Sipas po të njëjtit studim shenjat e zj*arrit shkojnë drejt kafes së ngrohtë, ndërsa shenjat e ujit dhe të ajrit drejt asaj të ftohtë.