“Më thonë shko fito 2.000 denarë”, alarmante situata me fëmijët lypsarë në Strugë

“Sa duhet të nxjerrësh në ditë?” Sa? Do të them se sa. 2000 denarë. Më thonë, shko fito 2000 menjëherë. Është e vështirë për ty? E kam të vështirë t’i nxjerr”.

Ky është fati i një numri të madh të fëmijëve që lypin rrugëve të Strugës këtë verë. Ky fëmijë tetëvjeçar, siç mund të dëgjoni nga videoja që na kanë dërguar pronarët e një kafeneje në qytet, ka për detyrë të fitojë 2000 denarë në ditë nga lypja. Ky fenomen është përhapur shumë dhe është i organizuar mirë nga grupe kriminale. Lypës kryesisht janë të mitur dhe nëna me foshnje. Edhe ambasada e fëmijëve “Megjashi” është e njoftuar me këtë dukuri.