“Me ta lidhë shuplak, uniformën s’ki me vesh nëse unë jam gjallë: Si e kërcënoi policin burri nga …

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj një personi, i cili kishte kërcënuar një polic sa ishte në detyrën zyrtare.

Përmes një komunikate për media, Prokuroria bën të ditur se personi në fjalë e kishte kërcënuar policin se ‘nuk do ta veshë uniformën nëse ai është gjallë’.

Sipas aktakuzës, H.P., me datën 9 gusht të vitit 2019, rreth orës 13:50, në fshatin Zahaq të Pejës, derisa zyrtari policor S.K., ishte në kryerjen e detyrave zyrtare në një vend ngjarje për dëmtim të pronës, aty del i pandehuri H.P. dhe i drejtohet me fjalët “largohuni prej ktuhi se me bo me ta lidhë ni shuplakë e sheh kush jam unë dhe nuk e din me kënd ki punë dhe uniformën nuk ki me vesh nëse unë jam gjallë”, me pas i personi shoqërohet në stacionin policor.
Prokuroria Themelore e Pejës bën të ditur se prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të të dyshuarin ta shpallë fajtor dhe t’a dënojë sipas ligjit për veprën penale ‘Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare’.