Më shumë të infektuar të rinj në Shkup dhe Tetovë, pritet vendim qeveritar për orën policore

Qeveria sot duhet të vendos për propozimin e parashtruar nga Komisioni për sëmundje infektive për orën policore gjatë fundjavës, e cila është vazhduar me dy festa , të fillojë të shtunën në ora 19:00 dhe të përfundojë të martën në orën 05:00.

Arsyeja, siç sqaroi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ka të bëjë me mosrespektimin e masave nga ana e disa qytetarëve, ndërsa rritja e numrit të infektuarve të rinj me Kovid-19 është për shkak të ngjarjeve dhe tubimeve familjare që kanë ndodhur ditëve të fundit. Kompetentët konsiderojnë se me masën e tillë rigoroze do të arrihet efekt i vërtetë.

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski, mbrëmë ishte mysafir në emisionin në TV 24 dhe u shpreh se kundrejt vendimit të Qeverisë se çfarë orë policore do të ketë gjatë fundjavës, tha se lehtësimi i masave është në proporcion të drejtpërdrejtë me respektimin e rekomandimeve.