Më shumë se gjysma e popullatës në Maqedoninë e Veriut s’kanë kushte për pushime vjetore


Më shumë se e qytetarëve në Maqedoninë e Veriut nuk kanë mundësi financiare për pushim, tregon analiza e portalit statistikor “Landgeist”, e bazuar në të dhënat e Eurostat.

Pushim njëjavor vjetor jashtë vendit ku jetojnë nuk mund t’i lejojnë vetes 55 për qind e banorëve në vend. Më keq se ne në Evropë qëndrojnë Shqipëria ku 58,3% e qytetarëve nuk mund të shkojnë në pushime, Turqia (60,8%), Rumania (62,5%), Mali i Zi (67,2%) dhe Kosova (69,5%).

Në Greqi përqindja e njerëzve të cilët nuk mund t’i lejojnë vetes pushim vjetor është 48,8, në Bullgari 43,8, në Serbi 43,6, Kroaci 41,7, ndërsa në Slloveni 16,7.

Pushim më të gjatë se një javë gjatë vitit më së shumti mund t’i lejojnë vetes banorët e Luksemburgut, ku një mundësi të tillë nuk kanë vetëm 7,6 për qind, në Norvegji (7,9%), Zvicër (8,4%) dhe në Islandë (8,6%).

Në pushim nuk mund të shkojnë edhe 21,9% e gjermanëve, 23,4% e britanikëve, 25,4% e francezëve dhe 36,6% e spanjollëve.