Më shumë se 7 mijë ushtarë rusë të vrarë, sipas Ukrainës

Më shumë se 7000 trupa ruse janë vrarë që prej fillimit të pushtimit të Ukrainës nga Rusia, sipas këshilltarit të presidentit të Ukrainës.

Oleksiy Arestovich, këshilltar ushtarak i Volodymyr Zelenskiy, tha në një intervistë televizive se qindra ushtarakë rusë janë zënë rob dhe janë burgosur, përfshirë oficerë të lartë, raporton The Guardian.
Ai tha se një komandant i ushtrisë u dërgua në Bjellorusi pasi ishte i plagosur rëndë.
Ndërkohë sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, 498 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë që nga 24 shkurti.

Ministria ruse e mbrojtjes tha gjithashtu se më shumë se 2,870 ushtarë dhe “nacionalistë” ukrainas janë vrarë dhe rreth 3,700 janë plagosur.