Më shumë se 30 mijë shtetas të Maqedonisë së Veriut vetëm për fundjavë në Greqi

Gati 75 mijë persona kanë kaluar këtë fundjavë kufirin Greqi-Maqedoni e Veriut, përmes vendkalimit Bogorodicë afër Gjevgjelisë. MPB-ja thotë se për periudhën prej 29.07.2022 deri më 31.07.2022 deri në ora 11:00 kufirin “Bogorodicë” kanë kaluar 31.268 shtetas të Maqedonisë dhe 43.085 shtetas të huaj.

“Më të zakonshmet në mesin e shtetasve të huaj janë serbët, rumunët dhe hungarezët. Këto janë shifra totale si për hyrje ashtu edhe për dalje nga vendi”, theksoi MPB. MPB shton se pikëkalimi kufitar funksionon me kapacitet të plotë, janë në funksion të gjitha korsitë e qarkullimit.(INA)