Më shumë se 200 të burgosur filluan grevën e urisë në burgun e Idrizovës

Ashtu siç paralajmëruan, të burgosurit nga reparti gjysmë i hapur i burgut të Idrizovës nga sot kanë filluar grevë urie, të pakënaqur me trajtimin mjekësor pas përleshjes së së shtunës me policinë.

Këtë e ka konfirmuar zv.drejtori Femi Jonuzi, për Kanal 5 i cili thotë se të burgosurit refuzojnë të hanë nga kuzhina e burgut, po ashtu ka problem edhe me të dënuarit që gatuajnë, pasi edhe ata nuk pranojnë të gatuajnë në solidaritet. Ai thotë se aktualisht janë duke u përpjekur për të gjetur një zëvendësues për kuzhinierët, por edhe se vazhdimisht po ofrohet ndihma mjekësore për të dënuarit e lënduar. Në këtë repart janë më shumë se 200 të burgosur, por për momentin nuk dihet se sa prej tyre janë në grevë urie.

Ndërkohë, ekipet e Departamentit të Zbatimit të Sanksioneve po bisedojnë me të burgosurit, stafin dhe administratën e burgjeve për të kapërcyer problemin dhe për të përcaktuar situatën aktuale. Të njëjtën gjë e bëjnë edhe ekipet e Avokatit të Popullit, të cilët tash e tri ditë po e vizitojnë burgun