Më shumë se 150 të dënuar falën Fitër Bajramin në burgun e Idrizovës! (FOTO)

Këto janë të dënuarit në burgun e sigurisë më të lart në vend, në burgun famëkeq të Idrizovës, ata edhe pse në mungesë lirie, kanë festuar Fitër Bajramin.

Në ‘pjesën e tretë’ të burgut është bërë edhe falja e Fitër Bajramit nga të dënuarit në burgun e Idrizovës. Afërsisht 150 të dënuar u përulën para Zotit këtë mëngjes feste, ku imam ishte një nga të dënuarit brenda burgut!

B. i dënuar me 10 vite burg thotë për Pa Censurë: “U munduam që sadopak të krijojmë një atmosferë festive brenda hapësirave të burgut edhe pse dhimbja është shumë e madhe për shkak se në festën më të rëndësishme nuk mund të jemi pranë familje’

Mes tjerash të dënuarit thonë se përhapja e fesë islame në burgjet e vendit tonë ka sjell ndërgjegjësim dhe ndryshim në sjelljen e të dënuarve./PaCensurë