Mbulesa më e lartë e borës prej 31 centimetra këtë mëngjes është regjistruar në Kodër të Diellit, në Mavrovë 16 centimetra, 13 në Kriva Pallankë, 8 në Gjurishte, 3 në Pozharne, ndërsa dy centimetra borë është regjistruar në Vinicë, njofton DPHM.
Temperatura më e ulët mbrëmjen e djeshme është regjistruar në Kodër të Diellit, ku temperatura ka zbritur në -12 gradë Celcius, në Mavrovë është regjistruar temperaturë -10 gradë, Krueshevë -9, Ohër -8, Dibër, Prilep dhe Manastir -7, Vinicë, Kriva Pallankë , Gjurishte -4, Strumicë dhe Tetovë -3. Në Shkup respektivisht në Petrovec është matur temperaturë minimale prej -2 Gradë Celsius, kurse në Kumanovë temperatura minimale ka zbritur në -1 gradë Celsius.
Ndërsa sot pritet që në orët e mëngjesit të kemi kushte për reshje të dobëta të dëborës. Gjatë ditës do të jetë me diell dhe vranësira të vogla. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -9 deri në 0 gradë, ndërsa ajo maksimale prej 0 deri në 10 gradë Celsius.
Në Shkup në mëngjes do të jetë me vranësira, gjatë ditës me diell dhe i ftohët. Do të fryj erë e lehtë nga drejtimi veri-perendimorë. Temperatura minimale do të ulet në -4, ndërsa ajo e ditës do të arrij deri në 7 gradë Celsius.