Më shumë ak*sidente rrugore në magjistralen Gostivar-Tetovë-Shkup

Gjatë muajit të kaluar (shkurt) shumica e ak*sidenteve të trafikut në Tetovë kanë ndodhur në magjistralen Gostivar-Tetovë-Shkup (24) dhe në rrugët e Tetovës (20), kryesisht për shkak të shpejtësisë së pa përshtatur sipas kushteve të rrugës ose veprimit të parregullt.
Prandaj, Sektori për Punë të Brendshme Tetovë përsëri u bëri a*pel shoferëve që të jenë të kujdesshëm dhe të mos tejkalojnë kufirin maksimal të shpejtësisë, veçanërisht në zonën qendrore të Tetovës, por edhe në autostradë, ku kafshët shpesh lëvizin pa kontroll edhe atë kryesisht qen endacakë.

Në këtë mënyrë, drejtuesit e mjeteve do të kontribuojnë në mënyrë më të drejtpërdrejtë për sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik, veçanërisht pasi që shpejtësia për vite me radhë është shkaku numër një i ak*sidenteve të trafikut në zonën më të gjerë të Pollogut.
Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës ape*lon shoferët që të parkojnë automjetet e tyre siç duhet, sepse parkimi i gabuar mund të jetë shkak i bll*okimit të trafikut dhe ak*sidenteve, veçanërisht në rrugët më të ngarkuara të Tetovës. Për arsye se muajin e kaluar (shkurt) për shkak të parkimit të paligjshëm në Tetovë gjithsej 136 automjete janë ngritur nga shërbimi i merimangës, të cilat kanë penguar rrjedhën normale dhe të sigurt të trafikut.