Më shpejt nga ç’e prisni, zbulohet data kur do të nisë Big Brother Vip Albania 2

Ndonëse është thënë se do të nisë “shumë shpejt”, deri më tani nuk kishte një datë konkrete për fillimin e spektaklit “Big Brother Vip.” Por me sa duket Big Brother Vip Albania do të vijë në shtëpitë e të gjithë shqiptarëve mbrëmjen e Krishtlindjeve.

“Vip Magazine” raporton se konkurrentët e dytë të edicionit të reality show-t të ndjekur në Shqipëri do të futen në shtëpinë më të famshme mbrëmjen e 24 Dhjetorit. Shtëpia ku ata do të qëndrojnë do të vijë e rikonceptuar me një arredim ndryshe dhe punimet për të produktin final tashmë janë drejt përfundimit, shton e njëjta media.

Arbana Osmani mesa duket do të ketë një javë mjaft intensive, në prag të festave duke qenë se po në të njëjtën periudhë do të jetë në drejtimin e Festivalit të RTSH, i cili përfundon vetëm pak ditë para se të startojë Big Brother.

Së fundmi edhe moderatorja e konfirmuar e programit, Arbana Osmani, ka ngacmuar ndjekësit me një postim në Instagram-in e saj. Ajo ka pozuar me një zarf të madh të kuq dhe një të zi, të cilët përdoren gjatë reality-show-t kur bëhet fjalë për surprizat e banorëve. Ditën e djeshme Arbana konfirmoi se spektakli nis para festave të fundvitit, ndërsa shtoi se do të transmetohet dy herë në javë.