Me rritjen e pagave minimale Turqia lë pas shumë shtete!


Turqia ka lënë pas shumë vende me një rritje prej 50.5% të pagës minimale. Ndërsa paga minimale u rrit me 25 për qind në Gjermani, kjo normë ishte 0,88 për qind në Francë. Në Angli pagat do të rriten me 6.6 për qind vitin e ardhshëm.

Presidenti Recep Tayyip Erdoğan shpalli pagën e re minimale që do të hyjë në fuqi në vitin 2022, të cilën miliona punonjës e presin me padurim.

Paga minimale që do të aplikohet në vitin 2022 është rritur me 50,5 për qind në 4 mijë e 253. Kështu, rritja më e lartë në 50 vitet e fundit është bërë në pagën minimale.

Turqia me këtë rritje historike ka tejkaluar shumë vende.