Me pushkë sulmon djalin dhe nusen e tij, më pas rrihet nga të njejtit

Dje rreth mesnatës është raportuar se në një shtëpi në vendin e quajtur “Babuna”, të Velesit pas një debati të mëparshëm, R.N (65) ka kanosur me pushkë gjuetie djalin e tij B.N (29) dhe nusen e tij A.N.N (25), pas së cilës ka qëlluar një plumb në ajër.

Më pas babai ka tentuar ta sulmojë fizikisht djalin, por ai ia ka marrë pushkën dhe e ka rrahur.

Për ngjarjen është njoftuar Prokurori Publik, ndërsa në vendin e ngjarjes është bërë ekspertizë e rastit nga SPB Veles.Pa Censurë