“Me pu*shkë ose me referendum” – Ministri i Serbisë shfrytëzon deklaratën e zyrtarit të VV-së për ta su*lmuar Kosovën

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq në seancën e Këshillit të Sigurimit që po mbahet për Kosovën ka përmendur deklaratën e drejtorit të Inspektorarit në Mitrovicën e Jugut, Fidan Ademi ldihur me bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Ai ka thënë se lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti vazhdimisht ka përsëritur bashkimin e Kosovës me Shqipërinë dhe një zyrtar i kësaj partie ka thënë se “me pu*shkë ose me referendum” bashkimi me Shqipërinë do të bëhet.
“Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti në vazhdimësi ka përsëritur që do të ndodhë bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, kurse një zyrtar i kësaj partie ka thënë se “me pu*shkë ose me referendum“” , tha Selakoviq.

Fidan Ademi, drejtori i Inspekcionit në komunën e Mitrovicës së Jugut nga Lëvizja Vetëvendosje, ka publikuar në Facebook një fotografi ku shihet këmbëkryq, ndërsa mbi të ka shkruar se bashkimi i shqiptarëve do të bëhet me pu*shkë ose me referendum.