Me postblloqe e të ar*matosur deri në “fyt”: Si po përgatiten ukrainasit për mbërritjen e rusëve në Kiev?

Qyteti i Kievit është në alarm të plotë. Heshtjen që ka pllakosur vendin, shumë shpejt do ta thyejnë përp*lasje, pl*umba, ra*keta. Ushtarët ukrainas në pritje të një su*lmi të fortë nga Rusia janë përgatitur për më të keqen. Ata kanë vendosur blloqe rrugore antitank; grumbuj thasësh me rërë; barriera të improvizuara të ndërtuara nga copa metali, druri, goma të vjetra ose çdo gjë që ishte në dorë.

Qyteti është jashtëzakonisht i qetë. Shumë njerëz kanë ikur ditët e fundit. Ata që kanë qëndruar janë ngujuar në depo dhe në vend të sigurt për të mos u lënduar nga bo*mbat, duke shfrytëzuar bodrumet dhe stacionet e metrove. Ushtarët në postblloqe janë duke buzëqeshur. Kur kalon një makinë, ata përshëndesin pasagjerët e saj, përshëndesin me dorë dhe u urojnë udhëtim të sigurt, kudo që të shkojnë. Burrat këtu po përpiqen të mbajnë moralin lartë, megjithëse e dinë shumë mirë se armiku me të cilin po përballen është shumë më i pajisur me ar8më se ta.

Ndërkohë Rusia ka grumbulluar një kolonë ushtarake 40 milje (64 kilometra) — e përbërë nga automjete të blinduara, ta*nke, artileri tërheqëse dhe mjete të tjera logjistike — që po i afrohet periferisë së Kievit. Shumica — por jo të gjithë — e burrave në rrugët e kryeqytetit janë të pajisur me pu*shkë. Ata janë vendosur përgjatë rrugës që lidh qendrën e qytetit të Kievit me periferitë e tij.