Me plis në kokë, kush është berberi 13 vjeçar nga fshati Skifteraj? (VIDEO)

13 vjeçari Dorian Mustafa nga fshati Skifteraj i Vitisë bën një punë të rrallë për moshën që ka.

Doriani që njihet me pseudonimin “Gixha” punon si berber, por diçka që e bën edhe më unik atë, është plisi i bardhë të cilin nuk e heq nga koka, njofton Klankosova.tv.

Zanatin e berberit, e trashëgoi nga daja i tij, i cili edhe vet e mësoi ndër breza në fshatin Ramjan të Vitisë.

Nipi me prejardhje nga Skifteraj, traditën duket se po e vazhdon me hapa të sigurt.

Kronikë nga gazetarja Albiona Halimi:

VIDEO