Ilir Ademi, babai i vajzës me sindromë Down, ka folur për atë se si po trajtohet vajza e tij në shkollën ku vijon mësimet.
Ëmbla është në klasën e katërt dhe sipas prindit të saj, dje filloi e vetme gjysmë vjetorin e dytë. Pasi prindërit e fëmijëve të tjerë nuk duan që ta kenë Ëmblën në një klasë me fëmijët e tyre.
Sipas Ademit, edhe kur është dashur ta regjistronte të bijën në klasën e parë kishte hasur në vështirësi.
Ademi tha se në gjysmë vjetorin e kaluar prindërit e fëmijëve të tjerë, kishin bërë një peticion që ta largojnë vajzën me sindromë nga klasa, pasi sipas tyre, po i pengonte fëmijët e tjerë.
“Jemi ndjerë shumë keq si prindër, u ndjeva shumë randë dje kur filloi gjysmë vjetori i dytë i shkollës… Ajo vijon shkollën tash katër vjet, në klasën e parë është pranuar rëndë nga udhëheqësia e shkollës që mirëpo me një marrëveshje që ajo të bënte rotacion në tri mësuese, gjë që është shumë e vështirë për një fëmijë me nevoja të veçanta, kështu që këtë vit insistuam ne si prindër që ajo të jetë vetëm me një klasë, domethënë nga shtatori insistuam që të jetë vetëm në një klasë, kështu në tetor asaj iu caktua një asistente personale nga shteti, gjë që ishte shumë e përkushtuar, dhe ka ndihmuar që Ëmbla të përparojë në këta dy muaj para përfundimit të gjysmë vjetorit. Në muajin tetor prindërit e asaj klase ku duhet të vijonte klasën vajza, bën një peticion deri te drejtoria që vajza të mos vazhdojë te klasa sepse ata do t’i tërheqin fëmijët e tyre, se ajo kinse ajo i penguaka atyre”, ka thënë Ademi për Info Magazine.
“Sot në fillim të gjysmë vjetorit drejtori e porositi asistenten personale që Ëmblën ta çonte te klasa kështu që ne e çuam te ajo klasa që e la në gjysmë vjetorin e parë, kështu që kur erdhi asistentja personale, tha do të shkojmë te mësuesja tjetër me rotacion. Ne si prindër jemi kundër që Ëmbla të bëjë rotacion nëpër klasa”, vazhdoi ai.
Ai pati edhe një porosi për prindërit që kanë fëmijët e tyre me nevoja të veçanta, që të ngritin zërin dhe të tregojë për problemet që i hasin fëmijët e tyre, në mënyrë që të mund t’i zgjidhin këto probleme.
“Kisha porositur që shoqëria jonë, institucionet të vetëdijesohen për këto raste sepse rasti im nuk është i vetëm. Kisha kërkuar dhe apeluar edhe te prindërit e tjerë që kanë këso rastesh, të dalin në opinion dhe të flasin për këto probleme sepse këto probleme duhet të zgjidhet”, ka shtuar a